Tetova: Rezultati i ndeshjes më kënaq, i lumtur që jemi rikthyer në stadiumin tonë

by admin
Spread the love

KF Ulpiana ka bërë befasinë e parë të xhiros së tetë të Superligës të Kosovës, pasi e ndaloi FC Dritën duke luajtuar baras 1:1, raporton Insporti.com.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e rinovouar “Sami Kelmendi” përfundoi baras dhe pas ndeshjes trajneri i skuadrës vendëse, Edlir Tetova për mikrofonin e “Artmotion” u shpreh tejet i kënaqur me pikën e fituar.

“Çdo trajner e përgatit ekipin për tre pikë. Përballë kishim Dritën me lojtarë shumë cilësorë. Rezultati 1:1 sigurisht që më kënaq. Ishte ndeshja e parë para publikut, diçka e mirë. Ishte rezultat i drejtë. Të them “popullorçe”, kemi tre muaj që endemi në autobus. Fusha mori jetë, sigurisht tani lodhja do të jetë më e vogël. Nuk do të ketë udhëtime për stërvitje. Puna e futbollit është kjo, dëshiron të stërvitesh në shtëpi e të luash në shtëpi. Për ndeshjen me Llapin do të përgatitemi maksimalisht. Luajmë në fushën tonë. Objektivi do të jenë pikët e plota”.

Drita me pikën e sotme, është ngjitur në pozitën e katërt me 13 pikë duke mbetur katër pikë larg lideres Drenica.

Një pikë e sotme e fituar ndaj Dritës, për Ulpianën mund të jetë kruciale në fund të sezonit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, skuadra nga Lipjani renditet në pozitën e tetë me shtatë pikë. /Insporti.com/

You may also like