Tetova: Kishim nevojë për këtë fitore, u shpërblye loja e mirë e skuadrës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për Oversport pas suksesit ndaj Laçit. “Jemi çliruar tani, sepse pavarësisht humbjeve kishim luajtur mirë në dy sfidat e para. Përqendrimi na ka munguar në ato sfida, pasi kemi pasur raste të mira shënimi.

Ndeshja ishte me dy tablo. Në pjesën e parë kishim probleme me lojtarët e huaj, që të ruanin pozicionet. Në pjesën e dytë u kërkova që të ishin në ekuilibër dhe ia arritëm. E kemi pasur ndeshjen në kontroll gjatë gjithë ndeshjes dhe falë kësaj arritëm suksesin.

Ndryshuat skemën, do vazhdoni kështu? Ne kishim nevojë për pikë. Vinim nga ndeshje të mira, por pa rezultate. Skema nuk ndikon shumë, por ishim më të prirur drejt kundërsulmit”, ka thënë Tetova. / Oversport.

You may also like