“Tetë vite speciale”, Lewandowski njofton largimin nga Bayerni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Këto tetë vite kanë qenë speciale, nuk do t’i harroj kurrë. Jam argëtuar shumë në Monaco. Do të rikthehem për t’u përshëndetur ashtu si duhet me të gjithë personat që punojnë për klubin.”

Këto kanë qenë fjalët e Robert Lewandowskit që konfrimojnë zhbllokimin e tratativave midis Barcelonës dhe Bayernit për transferimin e sulmuesit polak. Kështu, Lewandowski përshendetet dhe u jep lamtumirën të gjithë ambientit të Bayernit.

Sipas asaj që raportohet nga mediat gjermane, ai tashmë është i gatshëm të lejë edhe grumbullimin me bavarezët për t’u transferuar në Spanjë. Për sa i përket zyrtarizimit, gjithçka pritet të ndodhë në fundjavë. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

 

You may also like