Tetë fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët në vitin 2024

by admin
Spread the love

Në vitin 2024 të gjithë qytetarët e vendit do të kenë tetë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, tetë ose janë të ptemten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose ndërkaq janë të dielën dhe në pajtim me Ligjin, ditët jopune zhvendosen të hënën.

Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të fundvitit, kur ditë jopune është 1 janari, e hënë. Ditë e dytë jopune që lidhet me fundjavën është 7 janari, Krishtlindja, e cila është të dielën, por zhvendoset si ditë jopune më 8 janar, e hënë. Qytetarët fundjavë të zgjatur do të kenë edhe për festën e Pashkëve, kur ditë jopune për të gjithë qytetarët është 6 maji, e hënë, si dhe 24 Maj – Ditën e iluministëve mbarësllovenë “Shën Cirili e Metodi”, që është ditë jopune dhe bie të premten.

Lidhje të festës me fundjavë ka edhe më 2 Gusht, Ditën e Republikës, që është të premten, si dhe për 8 Shtator, Ditën e Pavarësisë, që është të dielën, por në pajtim me Ligjin zhvendoset për të hënën. Dita e kryengritjes popullore – 11 Tetori është edhe një ditë jopune që lidhet me fundjavë, sepse është të premten, si dhe 8 dhjetori “Shën Klimenti i Ohrit” që është të dielën, por ditë jopune është e hëna – 9 dhjetor.

Për të gjithëq ytetarët ditë jopune janë edhe dita e parë e bajramit të Ramazanit më 10 prill (e mërkurë), Dita e punës, 1 maji (e mërkurë) dhe 23 Tetori, Dita e luftës revolucionare maqedonase, që gjithashtu është të mërkurën.

Për qytetarët e besimit ortodoks, ditë jopune janë edhe 6 janari (e shtunë), Buzmi, një ditë para krishtlindjes, 19 janari (e premte), Dita e Ujit të bekuar, 3 maji (e premte), E Premtja e Madhe, para Pashkëve, 21 qershori (e premte), Dita e shpirtërave, e premte para Ditës së shpirtërave, dhe 28 gushti (e mërkurë), ShënMëria e madhe.

Për qytetarët e besimit katolik ditë jopune janë edhe 1 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e pashkëve, 1 nëntori (e premte), Festa e të gjithë shenjtorëve, dhe 25 dhjetori (e mërkurë) dita e parë e krishtlindjes.

Për qytetarët e besimit mysliman, ndërkaq, ditë jopune është edhe 16 qershori (e diel), Bajrami i Kurbanit, dita e parë.

Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (Gazeta zyrtzare e RMs-së numër 21/98 dhe 18/07) në vitin 2024 ditë jopune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

1 janari (e hënë), Viti i Ri,

7 janari (e diel), Krishtlindja,  dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks, përkatësisht 8 janari (e hënë) është ditë jopune,

10 prilli (e mërkurë), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit

1 maji (e mërkurë), Dita e punës

6 maji (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,

24 maji (e premte) “Shën Cirili e Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë,

2 gushti (e premte), Dita e Republikës,

8 shtatori (e diel), Dita e pavarësisë, përkatësisht 9 shtatori (e hënë) është ditë jopune

11 tetori (e premte), Dita e kryengritjes popullore,

23 tetori (e mërkurë), Dita e luftës revolucionare maqedonase

8 dhjetori (e diel), “Shën Klimenti i Ohrit”, përkatësisht 9 dhjetori (e hënë) është ditë jopune.

Për qytetarët e besimit ortodoks

6 janari (e shtunë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes,

19 janari (e premte), Uji i bekuar

3 maji (e premte), E Premtja e madhe, e premtja para pashkëve,

21 qershori (e premte), Dita e shpirtërave, e premtja para Ditës së shpirtërave,

28 gushti (e mërkurë), ShënMëria e Madhe.

Për qytetarët e besimit katolik 

1 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,

1 nëntori (e premte), Festa e të gjithë shenjtorëve,

25 dhjetori (e mërkurë), dita e parë e Krishlindjes.

Ppër qytetarët e besimit mysliman

16 qershori (e diel), Bajrami i Kurbanit, dita e parë e Bajramit të Kurbanit

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë shqiptare në RMV 

22 nëntori (e premte), Dita e alfabetit shqip

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë serb në RMV 

27 janari (e shtunë), Shën Sava

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë rome në RMV 

08 prilli (e hënë), Dita ndërkombëtare e romëve

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë vllehe në RMV 

23 maji (e enjte), Dita nacionale e vllehëve

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë hebraike në RMV 

12 tetori (e shtunë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë boshnjake në RMV 

28 shtatori (e shtunë), Dita ndërkombëtare e boshnjakëve

Për qytetarët pjesëtarë të bashkësisë turke në RMV 

21 dhjettori (e shtunë), Dita e mësimit në gjuhën turke.

MARKETING



You may also like