Tetë ‘doktorët’ dalin në gjyq për vrasjen e Diego Armando Maradona në Argjentinë (fotot)

by admin
Spread the love

Të akuzuarit në raportin e gjyqtarit përfshijnë tre doktorët e yllit ndërkombëtar të futbollit, një psikiatër dhe dy infermierë.

Tetë persona që merreshin me kujdesin shëndetësor të yllit argjentinas të futbollit  Diego Maradona, do të gjykohen për vrasjen e tij, pas vendimit të lëshuar mbrëmë pas hetimeve të gjera mbi arrestin kardiak që i mori jetën një prej sportistëve më të dashur në të gjithë botën, në moshën 60 vjeçare.

Dokumenti me 236-faqe është studiuar nga agjencia Reuters, në të cilin thuhet se gjykatësi vendos se “sjellja aktive ose inaktive e secilit prej të akuzuarve ka sjellë si pasojë ose ka kontribuar në arritjen e rezultatit lëndues”.

Vendimi thotë se tetë njerëz, duke përfshirë doktorë, infermierë e psikologë, të cilët kujdeseshin për Maradona në kohën e vdekjes së tij në 2020 akuzohen “vrasje të thjeshtë,” që në ligjin argjentinas do të thotë marrja e qëllimshme e jetës.

Bordi mjekësor që hetoi vdekjen e Maradonas vitin e kaluar arriti në konkluzion se grupi i tij mjekësor kishte vepruar në mënyrë “të pasaktë, të mangët e të pakujdesshme”.

Maradona konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë dhe kishte pseudonime si “Pelusa” prej flokëve të gjatë, ose në Spanjë ku njihej si “D10S” në një lojë gërmash ku formohet fjala “Zot”.

Altar i krijuar nga tifoze te ‘Argentinos Juniors’, ku ka luajtur me pare Diego Maradona

Pas karrierës sportive ai kishte probleme me drogat dhe alkoolin por njihej gjithashtu për deklarata “të papëlqyera” politike në mbrojtje të njerëzve ose popujve më të vuajtur dhe në opozicion ndaj klasave sunduese.

Mario Baudry, avokati i një prej bijve të Maradonas tha se në kohën e vdekjes së tij, futbollisti ishte “në gjendje të pashpresë”. Ai vdiq më 25 nëntor 2020.

“Sapo pashë raportin me shkaqet, kuptova që është një vrasje e qëllimshme,” tha ai.

Prokurorët në Argjentinë nisën të hetonin pas vdekjes së tij dhe kanë bërë dhjetra kontrolle në prona të ndryshme të të akuzuarve, derisa erdhën në vendimin shokues të vrasjes.

Të akuzuarit janë: Neurokirurgu e doktori personal i Maradonas, Leopoldo Luque; psikiatrja Agustina Cosachov; psikologu, Carlos Diaz; dy infermierë Gisella Madrid e Ricardo Almiron; kryeinfermieri Mariano Perroni; dhe dy doktorë, Pedro Di Spagna e Nancy Forlini.

Reuters nuk komentonte më tej për kontakte me të akuzuarit apo avokatët e tyre.


Tetë persona që merreshin me kujdesin shëndetësor të yllit argjentinas të futbollit Diego Maradona, do të gjykohen për vrasjen e tij


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like