Tetë dënime për automjetet që kryejnë transport publik në Gostivar dhe Tetovë

by admin
Spread the love




Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot nga ora 8:00 deri në ora 11:00, policët e SPB Tetovë zbatuan aksion kontrollues për automjetet që kryejnë transport publik, përkatësisht autobusë dhe furgona.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe dënuar gjithsej tetë automjete edhe atë Tetovë 3 dhe Gostivar 5. Gjashtë prej automjeteve (Tetovë 3 dhe Gostivar 3) kanë pasur probleme me frenat, 1 automjet në Gostivar ka pasur pajisje jo të rregulluar për vozitje dhe një automjet tjetër nga Gostivar nuk ka kryer kontrollin teknik”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ata shtojnë se të gjitha automjetet janë përjashtuar nga komunikacioni dhe se janë përgatitur parashtresa adekuate.

Gjatë kontrollit poa shtu janë dënuar edhe gjashtë lloje tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (Tetovë 2 dhe Gostivar 2).


You may also like