Tesla kalon vlerën prej një trilion dollarësh në treg

by admin
Spread the love

Kompania amerikane për prodhimin e makinave elektrike, Tesla, tejkaloi vlerën prej një trilion dollarësh në treg.

Aksionet e saj u rritën për 12.6%, pas arritjes së një marrëveshjeje për t’i shitur 100,000 automjete firmës së makinave me qira, Hertz.

Hertz do të paguajë 4.2 miliardë dollarë për 100,000 makina Model 3s, gjatë 14 muajve të ardhshëm.

“Automjetet elektrike tani janë të zakonshme dhe ne kemi filluar të shohim rritje të kërkesës dhe interesit global”, tha shefi i përkohshëm i Hertz-it, Mark Fields.

Tesla ka qenë prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë për disa kohë, por kompanitë si Ford dhe GM prodhojnë më shumë makina.

Deri më tash, vetëm katër gjigantë të tjerë amerikanë kanë arritur vlerën prej një trilion dollarësh në treg – në mesin e tyre: Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet.

/GazetaSinjali/

You may also like