Tesla do të punësojë 500-600 punonjës në muaj në fabrikën gjermane Gruenheide

by admin
Spread the love

Tesla (TSLA.O) do të punësojë 500 deri në 600 persona në muaj për fabrikën e saj në Gruenheide dhe po bashkëpunon me agjencinë kombëtare të punësimit për të rekrutuar punëtorë që nuk nevojiten më në shtëpitë automobilistike gjermane, deklaroi ministri rajonal i Ekonomisë së Brandenburgut.

Deri tani janë punësuar 4,100 deri në 4,500 punonjës, nga të cilët rreth 10% janë të huaj, kryesisht nga Polonia, tha në një konferencë ministri Joerg Steinbach.

“Situata e shtëpive automobilistike në rajone të tjera që po kuptojnë se prodhimi i makinave elektrike kërkon më pak punëtorë se sa në të kaluarën, po na ndihmon shumë, sepse ne po përpiqemi t’i sjellim ata punëtorë këtu në Brandenburg”, tha Steinbach.

Fabrika në Gruenheide funksionon me dy turne që nga 23 maji, kurse turni i tretë pritet të fillojë para fundit të vitit, shtoi ai. Tesla nuk i përgjigj menjëherë kërkesës për koment. / Reuters

 

Foto REUTERS/Annegret Hilse


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like