Tërstena: I treguam botës se jemi nipat dhe mbesat e Adem Jasharit e Skënderbeut

by admin
Spread the love

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, mburret me sukseset e shqiptarëve, kampionëve olimpikë. 

Ai ka ilustruar disa foto, ku shihen kampionet olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, trajner më i mirë në botë Driton Kuka. 

Po ashtu atletja Luiza Gega, kampione e Evropës në disiplinën 3000 metra me pengesa.

“O sa mirë me qenë shqiptar, që ne me djersën tonë e kemi shkruar historinë e sportit shqiptar dhe i  treguam botës se jemi nipat e mbesat e Adem Jasharit dhe Skënderbeut.

Kjo është krenari kombit i lashtë arbënore”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

You may also like