Ternava: Marrëveshja me MCC, investimi më i madh në Kosovë për sektorin e energjisë nga paslufta (VIDEO)

by admin
Spread the love

Njohësi i fushës së energjisë, Trim Ternava ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, është investimi më i madh në Kosovë për sektorin e energjisë nga paslufta.

Por Ternava ka treguar se implementimi i kësaj marrëveshje, nuk mund të bëhet në praktikë për afër  katër vjet.

Këto deklarata njohësi i sektorit të energjisë Ternava i ka bërë në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Ai ka paralajmëruar një dimër prapë të vështirë sa i takon energjisë, duke përmendur edhe çmimet e larta të cilat do të jenë të dukshme edhe në këtë sektor. Pavarësisht që, sipas Ternavës Kosova ka çmimin më të ultë të energjisë në Evropë.

Arsyea se pse, Kosova përballet me probleme të energjisë është që, për 20  vite pas lufte asnjë investim nuk është bërë në gjenerim, e që kish me zgjidh problemin në afat gjatë ka thënë Ternava.

You may also like