Tërmeti në Turqi: Futbollistët në aksione humanitare

by admin
Spread the love

MOBILIZOHEN EDHE SPORTISTËT PËR T`U NDIHMUAR TË PREKURVE

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, që mbron ngjyrat e gjigandit turk Fenerbahçe, ka marrë pjesë në aksionin për dërgimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

Në Tuitter po shpërndahet një video ku shihet Alioski bashkë me kolegët e tij duke dërguar veshmbathje, ushqim dhe produkte tjera për njerëzit që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre pas tërmetit shkatërimtar.

Mesazhe ngushëllimi për të goditurit nga tërmeti ka dërguar edhe futbollisti Elif Elmas, I cili ka mbrojtur ngjyrat e Fenerbahçes, por ka edhe lidhje familjare me Turqinë.

“Bashkë do t`i kalojmë këto ditë të vështira. Turqia është vendi im dhe do ta bëj pjesën time. Dorë për dore do ta tejkalojmë këtë” – ka shkruar nëpër rrjetet sociale, Elif Elmas.

Edhe futbollisti i kombëtares turke, Merih Demiral I cili disa vite luan në Itali, ka vendosur që t`I ndihmojë popullit të tij duke vënë në ankand fanellat më të çmueshme sportive që I ka marrë gjatë karrierës. Mjetet do t`u dedikohen të prekurve nga tërmeti.

You may also like