Tërmeti në Shqipëri ndjehet edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Tërmeti që pasdite është ndjerë nga popullata në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut, me epiqendër në Shqipëri, 120 kilometra në jugperëdnim të Shkupit, siç informoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko–Natyror në Shkup, ka qenë me intensitet prej katër ballëve sipas Shkallës së Rihterit.

Tërmeti, i regjistruar në ora 16 e 08 minuta, është me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë në rajonin e Dibrës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytezën kufitare shqiptare Bulqizë, rrethina e Peshkopisë.

Para rreth dhjetë ditëve janë regjistruar rreth 20 tërmete me epiqendër në të njëjtin rajon, i cili është rreth 30 kilometra nga Dibra. Më i fuqishmi ishte me intensitet prej 4,8 ballë sipas Rihterit.

You may also like