Tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin, gati 1 mijë numri i viktimave

by admin
Spread the love

920 njerëz kanë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Afganistanin, të mërkurën.

600 të tjerë kanë pësuar lëndime çka numri i viktimave mund të rritet, kanë treguar zyrtarët talebanë, raporton BBC, transmeton Express.

Fotografitë tregojnë për rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit.

Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar viktimat në spitale.

Udhëheqësi i talebanëve, Hibatullah Akhundzada ka thënë se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Tërmeti e  goditi Afganistanin rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me kohën lokale, kur shumë njerëz ishin në shtëpi, duke fjetur në shtretërit e tyre.

Map

You may also like