Tërmeti i fuqishëm në Japoni pasohet me disa pas-lëkundje! Raportohet për viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale

by admin
Spread the love

Një tërmet me magnitudë 7.6 në Japoni ka shkaktuar shembjen e shumë shtëpive, prishjen e rrugëve dhe paralajmërime për cunami në zonat bregdetare.

Mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të Detit të Japonisë po kalojnë natën në qendrat e evakuimit. Një person ka vdekur pasi një ndërtesë u shemb në qytetin Shika, në prefekturën Ishikawa, sipas BBC. Po ashtu, dy persona në qytetin Nanao në të njëjtën prefekturë pësuan arrest kardiak, tha Agjencia Kombëtare e Policisë së Japonisë.

Dhjetëra tërmete më të vogla kanë goditur Japoninë qendrore që nga ora 16:00 me orën lokale (07:00 GMT), me të tjerë që pritet të pasojnë.

Valët e cunamit, disa më shumë se një metër të larta, kanë arritur në bregun e prefekturës Ishikawa – por ato janë më të vogla se valët 5 metra të larta për të cilat autoritetet kishin paralajmëruar

Një alarm i madh për cunami, i pari në Japoni që nga tërmeti i vitit 2011, i lëshuar për zonën Noto tani është ulur.

Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra.

Ndërkohë, asnjë parregullsi nuk është raportuar nga termocentralet bërthamore përgjatë Detit të Japonisë, ka thënë Autoriteti i Rregullores Bërthamore të vendit.


Top Channel

You may also like