Tërmeti i fortë me magnitudë 5.7 ballë “shkund” Italinë/ Dëmtohen banesat,  mbyllen shkollat dhe institucionet 

by admin
Spread the love

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë u regjistrua në Marche, në brigjet e Pesaros në Itali mëngjesin e kësaj të mërkure.

Tërmeti rreth orës 7:00 u pasua nga dy të tjerë me magnitudë më të ulët, 3.1 dhe 3.4 dhe shumë vende ndjenë tronditje të fortë nga lëkundja që zgjati për disa sekonda, sipas medieve italiane.

Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në Romë , në rajonet e tjera të Italisë Qendrore, në Veneto dhe në Trentino-Alto Adige .

Një seri tërmetesh u pasuan pas atij 5.7 ballë në Marçe. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se ka pasur tërmete të shumta në brigjet e Marche-Pesaro.

Njerëzit dolën në rrugë dhe shumë telefonata u raportuan për dëmtim të banesave, kryesisht çarje të mureve dhe bllokim ashensorësh.

Transporti  hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.

I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.


Top Channel

You may also like