Terim largohet nga Galatasaray, opsion për Kosovën?

by admin
Spread the love

Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Galatasaray. Kjo është e hera e katër që Terim dhe Galatasaray ndajnë udhët, shkruan Insporti.com.

Largimi i “perandorit turk” është si pasojë e rezultateve jo të mira në kampionatin turk këtë sezon.

Glatasaray renditet në vendin e 12 në kampionat pas 20 javësh. Një zhgënjim total ky duke marrë parasysh objektivat që klubi kishte në fillimin e sezonit.

Ndërkohë, Terim i jep lamtumirën klubit me të cilin fitoi 8 kampionate, 3 kupa kombëtare, 5 superkupa turke dhe mbi të gjitha Kupën UEFA në vitin 2000, trofeu i parë dhe i vetëm ndërkombëtar i fituar nga një klub turk.

Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatas, Termin mund të jetë një opsion për Përfaqëseuesen e Kosovës ta emërojë si përzgjedhës të ri, duke ditur edhe përvojën e tij të madhe me Kombëtaren Turke.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i Bernard Challandes vitin e kaluar. /Insporti.com/

You may also like