“Tërhiqet” Turqia? Zëdhënësi i Ergodan: Nuk po ia mbyllim derën Finlandës në NATO!

by admin
Spread the love

“Turqia po bën thirrje për bisedime të NATO -s me Suedinë dhe Finlandën”, kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, duke theksuar se Ankaraja nuk e ka mbyllur derën për anëtarësimin e tyre.

Sipas tij, problemi që ka Turqia me vendet norditke, ka të bëjë me organizatat terroriste.

Ne nuk po e mbyllim derën. Por ne në thelb po e ngremë këtë problem si një çështje të sigurisë kombëtare për Turqinë,”  tha ai për Reuters.

Reagimi i Kalin hedh poshtë deklaratën e Recep Tayyip Erdogan, i cili tha dje se Turqia nuk do të mbështesë zgjerimin e NATO-s, sepse Finlanda dhe Suedia janë shtëpia e “shumë organizatave terroriste”.

Nëse Finlanda dhe Suedia janë të shqetësuara për sigurinë e tyre kombëtare, edhe ne jemi po aq të shqetësuar për sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ai.

Sot në orën 20:00 të mbrëmjes është caktuar darka zyrtare e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, Ann Linde. Nesër në mesditë priten njoftime nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Gens Stoltenberg dhe Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock.

Bashkimi i çdo vendi në NATO kërkon unanimitetin e të gjitha shteteve anëtare.


Top Channel

You may also like