Tërbuni befason Dinamon, Flamurtari nuk arrin të përfitojë! Korabi ngjitet i treti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë përfunduar dhe pesë sfidat e fundit të javës së 12-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari ngec në shtëpi përballë Besëlidhjes të cilët barazuan me rezultatin 2-2. Vlonjatët nuk arritën të marrin 3 pikët përballë lezhjanëve dhe mbeten në vendin e dytë të renditjes.

Pritësit e Tërbunit befasojnë Dinamon. Pukjanët arritën të triumfonin përballë kryeqytetasve me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar nga Xhabrahimi. Megjithatë, “blutë” e Nevil Dedes e mbyllin vitin në vendin e parë të klasifikimit me dy pikë më shumë se Flamurtari.

Korabi arriti të fitojë në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Tomorit. Me këtë fitore vendasit ngjiten në vendin e tretë të renditjes duke dërguar Skënderbeun në të katërtin.

Lushnja merr fitoren e parë pas katër ndeshjes duke mundur Orikun me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Magani në fund të takimit. Po ashtu dhe Turbina arriti të mundë miqtë e Burrelit me rezultatin 1-0. Goli që vendosi këtë sfidë u shënua nga Dezhgiu. /oversport.tv

FLAMURTARI – BESËLIDHJA 2–2

TËRBUNI – DINAMO 1-0

KORABI – TOMORI 3–0

LUSHNJA – ORIKU 1–0

TURBINA – BURRELI 1–0

You may also like