Terapia intensive bëri efekt, Pogba rikthehet në stërvitje me Juventusin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lajme të mira mbërrijnë në kampin e Juventusit mëngjesin e sotëm. Mesfushori Paul Pogba, është rikthyer në stërvitje pas një pauze i cili u duk që nuk ishte aspak gati për t’u rifilluar.

Ish-mesfushori i Manchester United e ndau lajmin e gëzueshëm për rikthimin e tij edhe në rrjetet e tij sociale. “Më kishte marrë malli shumë!” – u shpreh 29-vjeçari në Instagramin e tij personal. Mesa duket terapia e tij intensive në palestër dhe në pishinë, po e ndihmojnë francezin që të rikthehet në fushë sa më shpejt.

Tani rikthimi i Pogba në detyrë me Juventusin, është planifikuar me datë 13 janar. Në këtë datë “Zonja e Vjetër”, do të përballet me një rival direkt për titullin kampion si Napoli. /oversport.tv

Foto: paulpogba, Instagram

You may also like