Tentuan të vjedhin bankën në Romën si në serialin “Casa de papel”, 4 persona mbeten në tunel (FOTO)

by admin
Spread the love

Katër persona u shpëtuan nga policia italiane pasi ngecën nën tokë ndërsa po gërmonin një tunel në “Via Innocenzo XI” në Romë. Fillimisht 3 u shpëtuan dhe u ndaluan nga karabinierët, ndërsa një i katërt u gjet vetëm më vonë nga zjarrfikësit pasi u bllokua për orë të tëra në një thellësi prej rreth 5 metrash.

Hipoteza është se në këtë mënyrë donin të arrinin në një kasafortë bankare, 300 metra larg. Ishin tre të parët që u shpëtuan duke kërkuar ndihmë kur në një moment, galeria filloi të dështonte.

Policia thotë se personat e arrestuar janë me precedentë penalë. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve punuan disa orë për të nxjerrë personin e katërt të ngecur nën tokë. Gjatë operacionit të rikuperimit, ai u furnizua me oksigjen dhe iu dha ushqim.

You may also like