Tentoi t’i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën, ish-futbollisti s’e mban të qeshurën

by admin
Spread the love

Gerard Pique dhe Clara Pia janë çifti më i diskutuar për momentin. Ish-futbollisti i Barcelonës tradhtoi Shakirën me 24 vjeçaren, me mediat që kanë filmuar çiftin e ri në rrugët e Barcelonës.

Në momentin që gazetari pyeti Pique-në dhe Pia-n për marrëdhënien e re, e dashur e Pique ka dashur mos jetë në fokusin e kamerave duke u përplasur me një shtyllë në rrugë.

Momenti i sikletshëm është kaluar me humor, teksa as Pique nuk ka mbajtur të qeshurën duke pyetur të dashurën sesi ishte. Kujtojmë se pas më shumë se 10 vitesh martesë, Pique dhe këngëtarja Shakira (kanë së bashku 2 fëmijë) u ndanë pasi në mes hyri 24 vjeçarja Clara Pia.

You may also like