Tentativë boshe nga Reali, Haaland është bllokuar nga Manchester City

by admin
Spread the love

E ardhmja e Erling Haaland mbetet ende pezull ndërsa klubi ku do të transferohet gjatë merkatos së verës nuk dihet. Më parë sipas të gjitha gjasave, Real Madrid do të ishte destiancioni i sulmuesit nga Norvegjia, por gjithçka ndryshoi me futjen në skenë të anglezëve të Manchester City.

Këta të fundit duket se janë në “pole position” për sa i përket shërbimeve të talentit të Dortmund. Megjithatë, në orët e fundit mediat spanjolle kanë raportuar se Reali është përpjekur të ndërhyjë për të kaluar edhe njëherë Cityn në këtë garë, por pa ia dalë dot.

Duket se anglezët kanë mbyllur gjithçka. Drejtuesit e Cityt i kanë bërë me dije Dortmundit se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën që është prej 75 milionë eurosh. Megjithatë, një shifër kjo që pritet të rritet në muajt në vazhdim, pasi ankandi midis gjigantëve të europës do të rrisë çmimin ndjeshëm. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like