Tentativa e fundit e PSG-së, ofertë e çmendur për rinovimin dyvjeçar të Mbape. E ndihmon heshtja e Realit

by admin
Spread the love

PSG shpreson që të bindë Kilian Mbape që të qëndrojë për dy vite të tjera në kryeqytetin francez. Edhe pse lojtari duket se ka vendosur përfundimisht të largohet në verë, sheikët e Katarit mendojnë se mund t’ia kthejnë mendjen sulmuesit me një ofertë të çmendur ekonomike.

Gazetari i “Le Parisien”, Fransua David, ka qenë i ftuar në emisionin e njohur sportiv spanjoll “El Chiringuito”, ku ka sqaruar se situata e Mbape në këto momente është shumë e veçantë, pasi Real Madrid nuk i ka thyer përgjigje përfundimtare rreth propozimeve që ka bërë ai për pagesën që kërkon nga “los blancos”.

Kjo ka shtuar bindjen e PSG-së se mund të mbajë përsëri në skuadër dhe për këtë arsye i ka vënë në tavolinë një ofertë të jashtëzakonshme dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë 80 milionë euro në sezon, pa harruar këtu edhe të drejtën e imazhit. Reali nuk u afrohet këtyre shifrave dhe ka lënë të kuptohet se nëse francezi dëshiron të veshë fanellën e këtij klubi, duhet të përshtatet me shifrat që përfitojnë aktualisht emra si Bellingam e Vinicuius, .

Gazetari francez insiston se nëse Mbape nuk merr një ofertë më të rëndësishme se shifrat që përfitojnë anglezi dhe braziliani, atëherë mund të ndërrojë mendje dhe qëndrojë në Paris, pasi aspekti ekonomik ka shumë rëndësi për futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like