Tensione në vendkalimin kufitar “Deve Bair”! (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Viktor Stojanov nga Fondacioni “Makedonija”, në Facebook ka publikuar xhirime ku shihet se si disa shtetas bullgar përpiqen të hyjnë në vendkalimin kufitar “Deve Bair” duke ofenduar dhe kërcënuar policinë kufitare të RMV-së.

Sic përcjell KlanM, bëhet fjalë për një grup prej rreth 50 njerëzve që janë nisur ta shënojnë ditëlindjen e Goce Dellçevit në Shkup.

Ata kërkojnë që policia t`i lejojë të hujnë në RMV dhe të shkojnë drejt Shkupit, kurse sic percjell KlanM, policët u sqarojnë se duhet të kthehen në makinat e tyre dhe të presin kontrollet për shkak se në mëngjes ka rënë sistemi I kontrollit nëpër të gjitha vendkalimet kufitare të RMV-së.

Ministri I Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, në mëngjes për mediat bullgare ka deklaruar se rreth 150 shtetas të Bullgarisë do të mbërrijnë në RMV, kurse disa të tjerë nuk do të lejohet të dalin nga Bullgaria që të mos ketë probleme në shënimin e kësaj ngjarjeje.

TI RAPORTON!

You may also like