Tensione në “Deve Bair”! Bullgarët kërkojnë që të hyjnë në Maqedoni, policia thotë se ka rënë sistemi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Viktor Stojanov nga “Fondacioni Maqedonia” ka hyrë live në profilin e tij në Facebook, dhe sipas videos shihet se si disa shtetas bullgarë po tentojnë të hyjnë në pikën kufitare “Deve Bair” dhe po ofendojnë dhe kërcënojnë policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Përkatësisht, policët maqedonas u thonë se duhet të kthehen në veturat e tyre dhe të presin, sepse sistemi i pikës kufitare është prishur ndërsa qytetarët bullgarë bërtasin dhe kërkojnë që të kalojnë pikën kufitare, për të vizituar sot varrin e Goce Dellçevit, me rastin e 151 vjetorit të lindjes së tij.







Artikulli paraprakMblidhen dhjetra qytetarë për të bërë homazhe tek varri i Goce Dellçevit, mes tyre Mickoski dhe deputet të VMRO-DPMNE-së




You may also like