Tension Francë-Turqi pas deklaratës së Macron për “islamistët politikë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tension të ri në marrëdhëniet diplomatike mes Parisit dhe Ankarasë është shkaktuar nga deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron nga Algjeria.

Presidenti francez denoncoi atë që e quajti manipulimin masiv kundër Francës nga “islamistët politikë” në Afrikë. Ai madje sulmoi Turqinë për këtë, duke thënë se “Franca ishte në shënjestër të ‘islamistëve politikë’ që janë armiqësorë ndaj Francës”.

Macron tha gjithashtu se “në Turqi, Rusi dhe Kinë ka rrjete aktivizimi, axhendash neokoloniale dhe imperialiste kundër Francës” dhe shtoi: “Ka vetëm një armik për ta dhe ajo është Franca”.

Deklaratat e Macron nxitën reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashtme turke, e cila iu përgjigj me frazën se “armiqësitë në Afrikë vijnë nga e kaluara koloniale e Francës”.

Artikulli paraprakPo gërmonte për të ngritur themelet e shtëpisë, gjen dinozaurin më të madh në Europë

You may also like