Temperaturat e botërorit Katar 2022 rriten me Coca-Cola FanZone në sheshin Skënderbej – Shqip

by admin
Spread the love

E gjithë vëmendja dhe prania e sportdashësve të botëroritKatar 2022 është zhvendosur në Sheshin Skënderbej. Coca-Cola në Shqipëri ka ngritur hapësirën më të madhe dedikuartifozerisë shqiptare përmes Coca-Cola Fan Zone – për tëndjekur skuadrën e zemrës por edhe dinamikat suprizuese tëkampionatit më tërheqës në botë.

Të rinj e të reja, grupe miqsh e shumë qytetarë të apasionuarpas futbollit, po shijojnë çdo ditë në Coca-Cola FanZoneadrenalinën e jashtëzakonshme të përballjeve sfiduese, me shanset, avantazhet, sulmet, kundërsulmet dhe gola shënuesitmë të spikatur në takimet mbresëlënëse të këtij botërori.

 

Coca-Cola FanZone është shndërruar në “arenën” e preferuartë këtij botërori në Tiranë.

 

Që nga dita e nisjes, më 20 nëntor e deri në finalen e shumëpritur më 18 dhjetor 2022 në FanZone do tëmbizotërojnë ”ethet” – brohoritjet dhe drithërimat e përballjeve të rëndësishme të gjigantëve botërorë të futbollit – ndërsa grupet e tifozëve do të shijojnë pijen më të dashur qëbashkon tradicionalisht shqiptarët në momente festive, tëlumtura dhe emocionuese.

 

Për pak histori, nisur prej shumë dekadash më parë e deri sot, Coca-Cola është një nga partnerët korporativ globalë mëafatgjatë të FIFA-s duke mbështetur çdo kampionat botëror qëprej vitit 1987.

 

Edhe në Shqipëri, e njohur si një nga kompanitë lider nëtregun tonë, Coca-Cola vijon të dhurojë atmosferë dhe ndajëemocione në momente të veçanta jo vetëm përmesmbështetjes që ka ofruar si partner strategjik i Tiranës, Kryeqytetit Europian të Rinisë përmes aktivitetevefrymëzuese sociale, kulturore e artistike por edhe përmeseventeve sportive të përmasave botërore.

 

Në ndarjen e magjisë së vërtetë për sportdashësit, këtë vit Coca-Cola në Shqipëri solli në Tiranë – Turneun e Trofeut tëFIFA World Cup, një event special që mbizotëroi emocionet e gjithë shqiptarëve – emocione të cilat vijojnë tashmë me Coca-Cola FanZone për ndjekjen e Katar 2022.

You may also like