KAJRO, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng nga Hamasi po vazhdojnë.
Marrëveshja do të çonte në një pauzë 3 deri në 5 ditë në luftime, rritje të ndihmës humanitare në zonën e rrethuar, si dhe lirimin e një numri grash dhe fëmijëve të mbajtur në burgjet izraelite.
“Hamasi u pajtua në parim me këto pika”, tha burimi.
Burime të larta egjiptiane të sigurisë thanë gjithashtu se marrëveshja përfshin lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng nga Hamasi në këmbim të lirimit të 75 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Ndihma e dorëzuar përmes pikës së kalimit të Rafahut do të rritet në 200 kamionë në ditë dhe karburanti do të hyjë në baza ditore.
Përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve kanë vazhduar për javë të tëra, ndërsa Katari dhe Egjipti po veprojnë si ndërmjetës midis Hamasit dhe Izraelit dhe SHBA-së.