TEL AVIV – Ushtria izraelite: Pauzë 4-orëshe për dërgimin e furnizimeve në Gaza

by admin
Spread the love



GAZA, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka njoftuar sot një pauzë taktike katër orëshe në luftimet në një kamp në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

“Aktivitetet ushtarake do të pezullohen përkohësisht për arsye humanitare”, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë në platformën X.

“Pauza synon të ndihmojë popullsinë për marrjen e furnizimeve”, shkroi ai.

Ushtria izraelite u kishte bërë thirrje më parë banorëve të qytetit të goditur të Khan Younis në jug të zonës bregdetare që të kërkonin siguri në Rafah pranë kufirit me Egjiptin.

Ushtria caktoi gjithashtu një rrugë për civilët për të anashkaluar rrugën e përdorur më parë për të ikur përmes Khan Younis, për të cilën ushtria tha se ishte e rrezikshme.

Sipas raportimeve, mijëra palestinezë janë strehuar në tenda në Rafah.

Sipas informacionit të OKB-së, pas zgjerimit të sulmeve izraelite në seksionin qendror të Rripit të Gazës, pothuajse nuk ka mbetur hapësirë për personat e zhvendosur brenda vendit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPërfitoi banesë me kredi të lehtësuar, Balla te shtëpia efektivit Belba: Një prej 92 përfituesve


You may also like