UASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite thotë se ka marrë kontrollin operacional të portit të qytetit të Gazës në Rripin verior të Gazës.
Ushtria deklaroi se ”10 luftëtarë të Hamasit u vranë në operacionin ushtarak me mbështetjen e marinës dhe forcave ajrore”.
Porti kontrollohej më parë nga grupi islamik Hamas, i cili sundon Gazën dhe ishte përgjegjës për sulmet terroriste të 7 tetorit në Izrael.
Burime lokale në Rripin e Gazës konfirmuan për DPA sekuestrimin e portit.
Ushtria shtoi se 10 boshte tunelesh dhe infrastruktura të tjera u shkatërruan gjatë operacionit.
”Hamasi e ka përdorur zonën për të trajnuar dhe kryer sulme terroriste nën maskën e një porti civil”, tha ushtria.
Fillimisht, ky informacion nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur./ /os/