TEL AVIV, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll sot pasdite, pas sulmeve iraniane me raketa.
”Trafiku ajror u ndërpre plotësisht në aeroportin ‘Ben Gurion’ të Tel Avivit sot në mbrëmje”, sipas një zëdhënësi, pasi shpërthime të shumta pati në Izraelin qendror pas nisjes së një sulmi raketor nga Irani.
”Aktualisht nuk ka ngritje apo ulje ávionësh në aeroportin Ben-Gurion”, tha një zëdhënës i aeroportit./ a.jor.