TEL AVIV – Izrael-Turqi bien dakord për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TEL AVIV, 17 gusht /ATSH-DPA/- Izraeli dhe Turqia do të rifillojnë plotësisht marrëdhëniet diplomatike, njoftuan sot liderët e të dy vendeve si një hap historik që pasoi një vizitë të kryeministrit izraelit në Turqi.

“Të dy vendet kanë vendosur të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm”, tha zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid.

“Vendimi erdhi pas vizitës së Lapid në qershor në Ankara dhe bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan”, thuhet në deklaratën zyrtare.

“Rifillimi i marrëdhënieve me Turqinë është një aset i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një lajm shumë i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit”, tha Lapid.

“Pozicioni i Izraelit do të forcohet më tej në mbarë botën”, shtoi ai.

“Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike është një vazhdimësi e një rruge pozitive në zhvillimin e marrëdhënieve gjatë vitit të kaluar, që nga vizita diplomatike e presidentit Herzog në Ankara dhe vizitat reciproke të ministrave të Jashtëm në Jerusalem dhe Ankara”, thuhet në deklaratë.

Herzog është presidenti i parë izraelit që udhëtoi në Turqi në maj në dhjetë vjet.//a.i/

You may also like