TEL AVIV – Blinken viziton LM për të rritur menjëherë ndihmën për Gazën

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Misioni i Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Lindjen e Mesme synon të sigurojë një rritje “të menjëhershme” të ndihmës për Gazën, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken niset sot për një turne të ri që përfshin pesë vende arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje edhe një herë Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës.

“Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që ndihma humanitare të rrjedhë në Gaza”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSenati tejkalon afatet, nuk votohet ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, David Kostelancik


You may also like