Tek Interi kërkojnë kthesën, Inzaghi takim kokë më kokë me drejtuesit

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi për momentin nuk është në diskutim për një shkarkim, por rezultatet e fundit i kanë tundur disi pozitat e teknikut zikaltër në krye të Interit. Tifozët janë të pakënaqur prej tij dhe skuadrës dhe nuk ka munguar edhe fushata në rrjetet sociale që kërkojnë shkarkimin e tij.

Megjithatë, drejtuesit zikaltër kanë ende besim te tekniku Inzaghi dhe nuk po mendojnë që ta shkarkojnë atë. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, do të zhvillohet një takim mes palëve për të qartësuar edhe më shumë situatën që po kalon Interi.

Takimi pritet të ndodhë ditën e nesërme në qendrën stërvitore të Interit. Do të jetë një takim ku drejtuesit e Interit pritet t’i caktojnë Inzaghit pritshmëritë që kanë prej tij. Gjithashtu do të diskutohet për të gjetur një zgjidhje që të arrihen objektivat sezonalë. /oversport.tv

You may also like