Tebas: Rinovimi i Mbappe sulm, Al-Khelaifi i rrezikshëm sa Super League

by admin
Spread the love

Javier Tebas nuk është përmbajtur pas lajmeve që Kylian Mbappe do të nënshkruajë një kontratë të re me PSG.

Presidenti i LaLiga nuk është kursyer ndaj klubit francez dhe presidentit të tij, Nasser Al-Khelaifi, duke e cilësuar këtë të fundit një rrezik të madh për futbollin po aq sa Super League.

“Ajo që PSG do të bëjë duke rinovuar me Mbappe me shumë të mëdha parash dhe më vonë të pësosh humbje 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe të kesh më shumë se 600 milionë euro paga, është një sulm për futbollin. Al-Khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Super League”, shkruan Tebas në postimin e bërë në Twitter. / oversport.tv

Foto: LaLiga, Facebook

You may also like