Tea Trifoni shtatzënë? Reagon për herë të parë ish-konkurrentja e Përputhen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tea Trifoni është një nga ish-konkurrentet e programit të dashurisë ‘Përputhen’, e cila vijon të jetë një personazh mjaft i komentuar në media sa i përket jetës së saj. Pas daljes nga programi, shumë gjëra kanë ndodhur me Tean, teksa ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm që ka të bëjë pikërisht me ish-konkurrenten.

‘Tea Trifoni është shtatzënë’ – Ky është lajmi që kishte sot në qendër Tean, e cila deri më tani nuk kishte dhënë asnjë reagim. Sipas një mediaje në vend, shtatzania ishte edhe arsyeja se pse ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ nuk ishte më aktive në rrjete sociale dhe nuk postonte më as foto dhe video si më parë. Madje, sipas lajmeve që qarkulluan sot, partneri i saj ishte një personazh jo i njohur nga publiku shqiptar.

Mirëpo, pak minuta më parë ka ardhur edhe reagimi i vetë protagonistes që ishte sot pjesë e lajmeve nga bota rozë. Përmes një video në Instagram me motrën e saj, Tea flet duke buzëqeshur dhe me ironi dhe komenton lajmet duke thënë se thënë se i falënderonte për urimet, ndërsa thotë në video se ‘kishin gjetur edhe babain më duket’. Kjo mesa duket ishte përgjigjja e Teas, e cila mohon kështu lajmet për një shtatzani të mundshme dhe se jeta e saj vazhdon normalisht.

Kujtojmë që Tea doli nga programi ‘Përputhen’ në çift me Andin, mirëpo në fakt, ajo ishte e lidhur me Beart Rexhepin, djaloshin nga Kosova. Çifti qëndruan disa kohë së bashku e më pas u ndanë, teksa vetë Bearti së fundmi ka konfirmuar lidhjen e tij të re, ndërsa sa i përket jetës sentimentale të Teas, nuk dimë asgjë.

You may also like