“Të vrasim natën, të qajmë ditën” Ish-banori bën akuzën e rëndë për Donaldin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Meridiani ka qenë një nga banorët më të përfolur të “Big Brother” dhe një nga ngjarjet për të cilat ai është komentuar më së shumti ka qenë debate me Romeon dhe Donaldin.

Së fundmi, i ftuar në “Ftesë në 5”, ai ka folur mbi konfliktin me aktorin e humorit duke thënë se ai ka ndryshuar shumë pas famës që ai mori.

“Ka patur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohim kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin. Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.”

Këngëtarja sipas tij është njeriu me zemrën më të mirë që ai ka njohur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ndërsa lojën e Donaldit ai e përshkroi si “të vrasim natën, të qajmë ditën”.

Megjithatë, Donaldi nuk është i vetmi person me të cilin ai nuk ka kontakte. Ai ka nënkuptuar edhe se miqësia me Arjolën nuk është si më përpara.

“Për Arjolën nuk dua të bëjë asnjë koment. Nuk ka ndodhur gjë por unë nuk e rrëzoj gotën e verës me atë që e pi. Big Brother VIP zgjat katër muaj dhe jeta vazhdon. Nuk dua të bëj asnjë koment.”

Ndërkohë, Einxhel tha se e konsideron “fallxhore” sepse ka patur shumë informacione, kurse për Monikën tha se ka qenë “politikane” në reality-shoë ndonëse tanimë tregoi se kanë raporte të mira. Kurse për Ilirin foli me superlativa dhe tha se vijojnë ende miqësinë e tyre.


You may also like