Të ushqyerit me gji, përfitimet shëndetësore për foshnjat

by admin
Spread the love

Është Java Botërore e Ushqyerjes me Gji!

Ja disa fakte interesante rreth ushqyerjes me gji të foshnjës!

  1. Që në momentin e lindjes vjen edhe qumështi në gjirin e nënës. Qumështi i parë, kolostrum, është i verdhë dhe i trashë. Në fillim nuk ka shumë përmbajtje uji në të, kështu që foshnja ka nevojë vetëm për një sasi të vogël.
  2. Gjatë ushqyerjes me gji, si nëna ashtu edhe bebi prodhojnë oksitocinë, një hormon që ul nivelet e stresit dhe ankthit dhe krijon një lidhje shumë të fortë mes nënës dhe foshnjës.
  3. Ushqyerja me gji ndihmon në zhvillimin e baktereve të shëndetshme në zorrë, duke krijuar një sistem imunitar të shëndetshëm për gjithë jetën.
  4. Qumështi i gjirit përmban antitrupa që ndihmojnë trupin të luftojë infeksione të ndryshme.
  5. Sa më shumë ta ushqeni fëmijët në ditët e para, as më shumë do të fillojë trupi që të prodhojë qumësht.

You may also like