“Të them TË DUA, kudo të jesh, je krenaria ime”, Elvana Gjata bën urimin e ëmbël për njeriun e shtrenjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Elvana Gjata, artisja shumë e dashur shqiptare dhe shumë e preferuar nga publiku na ka zbuluar sot përmes një urimi në rrjetet e saj sociale se cili është personi më i shtrenjtë në jetën e saj. Në një dedikim ditëlindje, Elvana ka shkruar fjalët më të bukura për motrën e saj të madhe dhe të vetme, Migenën.

Migena sot feston ditëlindjen e saj, teksa edhe pse nuk është shumë e njohur sa Elvana, ajo është një nga sopranet më të suksesshme në Gjermani, ku jetoj prej disa kohësh. Edhe pse Elvana Gjata nuk publikon shpesh momente nga jeta e saj private, ditën e sotme ajo nuk i ka kursyer urimet për njeriun e saj të shtrenjtë.

Përmes një video të publikuar në Instagram, ku të dyja motrat shihen në skenë, Elvana ka shkruar disa fjalë zemre për Migenën. Artistja shkruan se ajo është krenaria e saj dhe tregon përmes urimit se ka qenë pikërisht Migena ajo e cila e ka njohur me muzikën.

“Te them TE DUA ,kudo te jesh TE DUA! @migenagjataofficial Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime…Je krenaria ime! Faleminderit qe me njohe me muziken dhe me zerin tim! E ti ,je zeri me i bukur ne bote per mua qe i jep gezim shpirtin tim”, shkruan Elvana Gjata.

You may also like