Të shtunën të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në trafikun urban – Shqip

by admin
Spread the love

Për nder të “Prishtina Rozë”, të shtunën e 29 tetorit të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në transportin publik në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Trafikut Urban në Prishtinë.

“Për nder të ‘Prishtina Rozë’ më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K ‘Trafiku Urban’ SH.A”, thuhet në njoftimin për media.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet tutje.

You may also like