Të shtënat në një shkollë fillore në Teksas, tani raportohet për 14 nxënës dhe një mësues të vrarë

by admin
Spread the love

Ndonëse më herët u raportua se nga të shtënat në këtë shkollë kishte dy të vdekur dhe disa të plagosur, tani raportohet se numri është shumë më i madh.

Dhe kjo është
bërë e ditur nga guvernatori Greg Abbot, shkruajnë mediat e huaja, përcjell
Telegrafi.

Sipas tij, katërmbëdhjetë nxënës dhe një
mësues u vranë nga të shtënat të martën në mëngjes në një shkollë fillore në
Teksas.

Sulmuesi i dyshuar, i cili mund të kishte një pistoletë dhe
pushkë, u plagos për vdekje në përgjigjen e zbatimit të ligjit ndaj sulmit në
shkollën fillore Robb në Uvalde.

“Besohet se ai
braktisi automjetin e tij dhe më pas hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me
një pistoletë dhe mund të ketë pasur edhe një pushkë”, citohet të ketë thënë
Abbott në një konferencë shtypi. 

You may also like