Të shtëna në një supermarket në SHBA, të paktë 8 të vdekur, autori u fut “Live” në rrjetet sociale

by admin
Spread the love

Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja. 

Videot dhe fotot e publikuara në twitter
tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet
se janë qëlluar. NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur
në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me
një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.

Incidenti nisi të shtunën pasdite, kur
oficerët e policisë u thirrën në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Kur
mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së
shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të
tjerë brenda dyqanit.

Autori dyshohet se ka bërë një
transmetim të drejtpërdrejtë në momentin e sulmit. 

Guvernatorja e shtetit tha se ajo
po monitoronte nga afër incidentin dhe u kërkoi atyre në Buffalo të shmangnin
zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve dhe zyrtarëve lokalë.

I dyshuari shkroi në një postim në internet se ishte i motivuar nga teoria e konspiracionit se të bardhët do të eliminohen nga racat e tjera./abcnews.al

You may also like