Të shtëna me armë në Veri të Mitrovicës, serbët bllokojnë lagjen e Boshnjakëve

by admin
Spread the love

Një veture të Doganës së Kosovës dyshohet se i është vënë flaka, nga disa serb, në Veri të Mitrovicës.

Burime të Albanian Post bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth rreth orës nëntë këtë të mërurë, afër shkollës teknike “Mihalo Petrovic”.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Albanian post se zjarri iu vu veturës së Doganës, pas disa të shtënave me armë.

Nuk dihet se kush ka shtënë dhe cilat janë motivet, por pronarët e të gjitha bizneseve në lagjen e boshnjakëve, siç njihet në komunitet, afër shkollës së mesme teknike, i kanë mbyllur bizneset dhe janë larguar.

You may also like