Të shtëna me armë në Ferizaj, policia jep detaje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sonte në Ferizaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, konkretisht në rrugën “Tahir Sinani”.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv, ku tha se një 35-vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rr.’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’’”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

You may also like