Të shtëna armësh ndaj dyqanit të familjes së Messi, mesazh kërcënues për kampionin e botës (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa të shtëna misterioze armësh u shënuan dje në dyqanin e mbyllur të familjes së bashkëshortes së Lionel Messi, para se një mesazh kërcënues të lihej aty për kampionin e botës.

“Messi, ne po të presim. Javkin është një narkoman, ai nuk të do të mirën,” thuhej në mesazhin e shkruar me dorë nga njerëzit që qëlluan 14 herë në fasadën e xhamtë të supermarketit.

Pablo Javkin i përmendur në mesazh, është kryebashkiaku i qytezës së lindjes së Messi, Rosario, ku ndodhet dhe supermarketi.

Vetë Javkin konfirmoi se dyqani i përket Antonela Roccuzzo, nënës së tre fëmijëve të yllit të futbollit, teksa shtonte se qëllimi ishte “krijimi i kaosit në qytet.”

“Ajo që ata kërkojnë janë përshkallëzimi i zhurmës, është djallëzore. Një sulm me objekt Lionel Messi krijon më shumë zhurmë se çfarëdo”, tha ai.

Edhe kreu i policisë vendase Ivan Gonzalez tha për mediat se mesazhi nuk ishte kërcënim por një tentativë për tërheqje vëmendjeje.

Zyrtarët shtuan se nuk kishte pasur sulme të mëparshme ndaj familjes Roccuzzo.

Rosario është një qytet port në lumin Parana por sipas raportimeve është kthyer në një pikë trafiku ndërkombëtar drogash me rreth 200 vrasje në vitin.