Të rreme alarmet për bomba – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënim për gjoja mjet të vendosur shpërthyes në 86 shkolla, një kopsht dhe në një Qendër Rehabilitimi në Shkup, si dhe një shkollë në Prilep, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.

Nga MPB-ja theksojnë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga nëpuësit e policisë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.

You may also like