Të rinjtë sot vetëm kurvërojnë

by admin
Spread the love

Poeti shqiptar, Agim Doçi ishte i ftuar në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos. Në emision, ai shprehet për tekstin e këngëve në treg, duke shprehur zhgënjimin për nivelin e tyre.

Poeti gjithashtu diskuton për risinë e teksteve të tij, të dedikuara dashurisë. Ai kritikon edhe interpretimin e disa këngëve dhe zhanrat e muzikës moderne, duke theksuar se nuk i dëgjon fare.

Doçi ndalet te e drejta e autorit dhe përmend mosmbrojtjen e autorit në Shqipëri gjatë procesit të integrimit në BE.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar.

Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale.

Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver.

Kadareja, Agolli, Xhevairi, Kondakçiu, kanë bërë tekste për Enver Hoxhën”, u shpreh Doçi.

“Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri.

You may also like