Të q*fsha Big Brotherin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, e cila është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, për shkak të debateve të shumta me banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Gjatë të martës së spektaklit, edhe opinionistja e programit Zhaklin Lekatari i ‘është kthyer’ kundër aktores, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Oltës, e cila që prej ditës së djeshme duket shumë e mërzitur e shpeshherë edhe në lot, duke thënë edhe se nuk e di nëse dëshiron që të vazhdojë më tej garën dhe nëse do ta vazhdojë këtë garë.

Edhe në një bisedë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme me Dea Mishelin dhe Tean, ajo ka shprehur pakënaqësitë e saj, ndërsa është shfaqur duke qarë. Në një moment acarimi, aktorja ka përdorur edhe fjalë fyese, ndërsa shan këtë format.

‘Të q*fsha Big Brotherin’- dëgjohet të thotë Olta gjithë nerva teksa po largohej nga kuzhina. Nuk dihet ende se si do të vijojë rrugëtimi i aktores në Big Brother, pasi ajo duket shumë e mërzitur.

@andreaaaaaaa80 #andreaaaaaaa80 #qorribibes ♬ suono originale – andreaaaaaaa80 ✔

You may also like