Të punojnë për mua këtë herë, për 5 ditë kapim…

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Mandi Nishtulla ishte i ftuar së fundmi në emisionin “D-Night” me Dajana Shabanin në Rtv Ora, ku rrëfeu për herë të parë shumë të pathëna, që nga jeta e tij personale, te lënia e drogës dhe familja e tij e madhe.

Gjithashtu, këngëtari pati një sherr publik me Silva Gunbardhin pak muaj më parë, për këngën e përbashkët “Të ka lali shpirt”.  Mandi akuzoi Silvën dhe Dafin se i ka vjedhur lekët e klikimeve, dhe sipas Mandit janë miliona klikime. Por i pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish me çiftin, çuditërisht, ai u përgjigj po.

“Dafi Derti dhe Silva Gunbardhi, do bashkëpunoje?”- e pyet moderatorja Shabani këmgëtarin në emision, ndërsa ai i përgjigjet pozitivisht, por ka një kusht. “Vetëm nëse vijnë te firma ime “Mustafa Produksion” do ta bëja. Të punonin për mua këtë radhë, si punova unë për ato. Kështu lahet kjo. Nderi lahet me nder.

Ju siguroj që kënga, nëse do ishte, të them klikimet për 5 ditë? Sa do të arriste? 100 milionë klikime për 5 ditë. Nuk është një shifër e madhe për këto tre emra”- u shpreh Mandi Nishtulla pak ditë më parë në emisionin e Dajana Shabanit në D-Night në Rtv Ora.

You may also like