Të përqafuar e të dashuruar, ja si e festuan përvjetorin e 4-t të lidhjes Donaldi dhe Bora (FOTO)

by admin
Spread the love

Prej disa javësh, Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë zyrtarizuar ribashkimin e tyre publikisht dhe nuk fshihen më, teksa shihen shumë shpesh tashmë në krahët e njëri-tjetrit. Dyshen e shohim aktive edhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë tashmë as postimet së bashku në profilet e secilit.

Kjo e shtunë shënoi edhe përvjetorin e katërt të lidhjes së tyre, një ditë shumë speciale për ta, e që sigurisht mori shumë vëmendje një vit më parë, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe iu desh ta festonte këtë ditë larg Borës, edhe pse dyshja ishin në një marrëdhënie të komplikuar.

Mirëpo, Donaldi u kujdes që t’i bënte një dhuratë mjaft të veçantë partneres së tij, një varëse floriri. E këtë vit, ishte Bora ajo e cila vendosi ta rikujtojë këtë datë përvjetori, teksa gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00, ajo i kërkoi Enos të nxitonte pasi e priste dikush pas kuintave.

Por si e kaloi çifti përvjetorin e katërt të lidhjes së tyre? Pak orë më parë Donaldi ka postuar disa foto me Borën në rrjetet e tij sociale, ku çifti shihen të përqafuar me njëri-tjetrin, e sigurisht edhe shumë të dashuruar, pavarësisht të gjitha ngjarjeve e peripecive që kaluan gjatë këtij viti.

You may also like